Trump në platformën e tij “Truth Social”: Nuk duhet të përfundojmë si Europa!
Presidenti amerikan Trump shkroi përsëri, pas takimit të Londrës: “Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e emigrantëve përdhunues, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet mendore që hyjnë në vendin tonë, në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”.
Këtë Presidenti Trump e postoi në platformën e tij “Truth Social”.
Kjo pasoi bisedimet e së dielës në Londër, gjatë të cilave Kryeministri britanik Keir Starmer u tha 18 aleatëve se me Shtetet e Bashkuara të lëkundura në mbështetjen e tyre për Ukrainën, Evropa e gjen veten “në një udhëkryq historik”./VOA/
KOHA JONË SONDAZH

