Trump flet për takim trepalësh me Putinin. Zelensky: Jemi gati, kam një letër nga gruaja ime

Presidenti amerikan Donald Trump, në takimin pritës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, përballë gazetarëve tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin. “Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin”,-tha Trump. Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë lëshimin e territorit. Udhëheqësi ukrainas thotë se “ne duhet ta ndalojmë luftën, të ndalojmë Rusinë”. Po ashtu tha se ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në një “mënyrë diplomatike”.

Presidenti i Ukrainës nënvizoi se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh. I ulur pranë Donald Trump në Zyrën Ovale, Zelensky e falënderoi presidentin amerikan për “përpjekjet e tij personale” për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë. Nga ana tjetër, Zelensky i dorëzoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump një letër nga Zonja e Parë e Ukrainës drejtuar Melania Trump. “Gruaja ime, zonja e parë e Ukrainës, ajo më dha një letër. Nuk është për ty, por për gruan tënde”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trump nuk e përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. “Do t’ju njoftojmë për këtë, ndoshta më vonë sot”,-tha Trump. Hapja e tij për të lejuar trupat amerikane në terren në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim të madh, pasi Ukraina i konsideron garancitë e sigurisë si kritike për çdo marrëveshje përfundimtare paqeje me Rusinë. Trump tha se Evropa do të marrë drejtimin në sigurimin e paqes, por se SHBA-ja do të jetë e përfshirë. “Ata janë vija e parë e mbrojtjes, sepse janë atje, në Evropë. Por ne do t’i ndihmojmë. Gjithashtu, do të jemi të përfshirë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi. Zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u vu re nga një gazetar dhe presidenti Donald Trump. ”Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelensky-t gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në shkurt. “Thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump. “Je në të njëjtën situatë”, i tha Zelenksy Glennit. “Unë ndryshova, ti jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

Zelensky me kostum të zi (por pa kravatë), një gjest pajtimi me Trump?

CNN: Mos e nënvlerësoni ndikimin e një zonje të parë në bisedimet për Ukrainën

Takimi Trump-Zelensky, presidenti amerikan: Do ta telefonoj Putinin, po pret një telefonatë nga unë

Trump: Evropa është vija e parë e mbrojtjes. Amerika do të garantojë sigurinë në Ukrainë

Liderët në tryezën e paqes, presidenti Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë dhe tregon qëllimin kryesor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?