Trump njofton shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit: Kemi pasur bisedime produktive
Donald Trump ka deklaruar se ka pasur “bisedime produktive” për një “zgjidhje të plotë dhe totale” të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ai tha se do të “shtyjë çdo goditje ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë në Iran” për një periudhë pesëditore.
Në një postim në TruthSocial, Trump u shpreh:
“Jam i lumtur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, shumë bisedime të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme.
Bazuar në tonin dhe natyrën e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtyjë çdo goditje ushtarake ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë në Iran për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vijim.”
KOHA JONË SONDAZH

