Trump: SHBA do të bllokojë Ngushticën e Hormuzit pas dështimit të bisedimeve me Iranin
Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një bllokadë në Ngushticën e Hormuzit. Ky vendim vjen pasi bisedimet e zhvilluara në Pakistan, me qëllim dhënien fund të konfliktit me Iranin, përfunduan pa sukses.
Trump theksoi në një postim në platformën e tij sociale, Truth Social, se “Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të nisë procesin e BLLOKIMIT të të gjitha anijeve që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga Ngushtica e Hormuzit.” Ky zhvillim konsiderohet lajm i fundit.
Marrë nga CNBC
KOHA JONË SONDAZH

