FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump sulmon kryetarin e bashkisë së Londrës përpara Starmer: “Një person i keq”

Presidenti amerikan Donald Trump nuk kurseu fjalët ndaj kryetarit të bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, gjatë një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer. I pyetur nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator, Trump u përgjigj prerazi: “Nuk jam fans i kryetarit të bashkisë. Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme… një person i keq”.

Në përpjekje për ta zbutur situatën, Starmer ndërhyri duke e quajtur Khan një mik të tij, por Trump nuk u tërhoq: “Mendoj se ai bëri një punë të tmerrshme. Por unë patjetër do ta vizitoja Londrën”.

Pavarësisht toneve kritike ndaj Khan, Trump u shpreh pozitivisht për kryeministrin Starmer dhe Nigel Farage, duke thënë se i pëlqen të dy, megjithëse kanë qëndrime politike të kundërta: “Të dy janë njerëz të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat kanë ngritur sërish tensionet mes Trump dhe Khan, një përplasje që daton prej kohësh dhe që tani ka shpërthyer në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe përballë liderit të ri britanik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?