Trump thotë se pati një telefonatë ‘të gjatë dhe produktive’ me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe jashtëzakonisht produktive” me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe çështje të ndryshme të tjera,” tha Trump në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social.

“Ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, duke përfshirë vizitat në vendet e njëri-tjetrit. Po ashtu, kemi rënë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat, dhe ne do të fillojmë duke telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për ta informuar atë mbi bisedën tonë, gjë të cilën do ta bëj menjëherë tani”, tha Trump.

Kremlini tha se Putini dhe Trump kishin biseduar për gati një orë e gjysmë në telefon dhe se të dy liderët kishin rënë dakord të takoheshin.

(Ky lajm do të përditësohet…)

SHKARKO APP