Foto nga Tirana/Turistët mbushin kryeqytetin. Kryebashkiaku Veliaj: Mirë se erdhët në Tiranë!

Kryeqyteti shqiptar po tërheq qindra e qindra turistë të huaj. Shumica prej tyre vijnë për herë të parë.

Tirana tashmë prej ditësh është hapur dhe gëlon çdo ditë nga aktivitete të ndryshme të organizuara nga Bashkia e Tiranës. Kryeqyteti është mbushur në çdo cep nga turistë të shumtë, të cilët nuk nguruan ta vizitonin sapo masat anticovid u lehtësuan.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është kujdesur që tu ofrojë turistëve një qendrim sa më të këndshëm. Ata po shijojnë qytetin plot diell, kulinarinë shqiptare dhe jo vetëm. Bashkia mbetet kujdestare e çdo nevoje të turistëve, të cilët flasin me supërlativa për Tiranën.

Postimi i kryebashkiakut Erion Veliajt me foto në rrjetet sociale:

“Mirë se erdhët në Tiranë! – në qytetin plot diell, ushqime të shijshme dhe vende magjike për të vizituar! #tiranaisopen #TiranaEuropeanYouthCapital2022”.

SHKARKO APP