TV Klan i përgjigjet Lulzim Bashës

 TV KLAN ka reaguar pas një deklarate te Lulzim Bashës bërë tek emisioni i Ylli Rakipit

Ja sqarimi i Klan:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbrëmë në një intervistë te “Ora News”, ka kërkuar falje për reklamat televizive që qeveria Berisha ka transmetuar gjatë qeverisjes së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është hera e parë që Basha i kërkon falje shqiptarëve për elementë të qeverisjes së zotit Berisha dhe e ka nisur pikërisht me reklamat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtën gjë bëri edhe Edi Rama, i cili e nisi qeverisjen duke paditur në Prokurori Lulzim Bashën, për reklamat sensibilizuese që Basha, si Ministër i Brendshëm, bëri për lëvizjen e lirë, pas heqjes së vizave për Shqipërinë.

Nuk u kuptua qartë nëse Basha kërkoi falje për reklamat e qeverisë Berisha, apo për reklamat e tij si Ministër i Brendshëm.

Por, ai u dha të drejtë mbrëmë sulmeve të shumta të ish – opozitës, që pati kritikuar fort qeverinë Berisha, se nëpërmjet reklamave televizive, Berisha fitoi zgjedhjet e vitit 2009.

Me ndjesën që kërkoi dhe duke pranuar publikisht se është bërë një gabim me reklamat, Lulzim Basha legjitimoi dhe padinë e bërë në Prokurori kundër tij, nga Ministri i Brendshëm, Saimir tahiri, padi e cila u rrëzua nga organi i akuzës, por që me qëndrimin e ri të Bashës, mund t’i rihapë hetimet.

Tv Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?