Vendimi shtyhet/ Ambasadat e huaja skandalizohen nga ndërhyrja qeveritare

Ambasadat kryesore të huaja, sidomos njëra e një vendi shumë mik, janë skandalizuar nga mënyra se si ndërhyri kryeministri Rama gjatë kohës se shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për Saimir Tahirin.

Edi Rama shkruajti në profilin e tij në Facebook: “Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT. Derinëfund”.

Pra mesazhi i kryeministrit shkoi në momentin kur diskutohet në Këshillin e Mandatëve për kërkesën e prokurorisë për Saimir Tahirin. Kushdo të kuptojë e merr vesh se vendimi është marrë: PS do votojë kundër kërkesës së Prokurorisë.

Mesazhi kryeministror duket qartë. Deri dje në darkë, PS-ja dhe kryeministri ishin në dilemë dhe pështjellim. Pas daljes së Saimir Tahirit mbrëmë në media dhe siç duket nga kërcënimet e tij, gjithçka ka ndryshuar sot.

Ndërhyrja e kryeministrit në një moment kur akoma nuk është votuar përfundimisht, duket qartë se vendimi në PS mbetet kundër prokurorisë. Natyrisht që pas këshillit të mandatëve radha i vjen seancës plenare. Asnjeri nuk mund të quhet i fajshëm pa vendim të gjykatës së formës së prerë, por kjo nuk duhet të pengojë drejtësinë të kryejë detyrën e saj.

Këshilli i Mandatëve dhe Imunitetit pas 6 orë debatesh vendosi të shtyjë për ditën e shtunë vendimin e tij, ndonëse duket hapur se PS nuk do ta votojë.

Pas mbylljes së dyerve për mediat, mësohet se prokuroria e ka vënë Saimir Tahirin përballë provave të reja. Në rinisje të mbledhjes, Tahiri nuk kërkoi më prova, madje nuk foli fare. Në emër të ish Ministrit të Brendshëm, foli avokati i tij, Artan Hajdari i cili kërkoi 3 ditë kohë për t’u mbrojtur.
Enkelejd Alibeaj tha se ky nuk ishte proces gjyqësor, ndaj parlamenti duhej të merrte një vendim. Nga ana tjetër socialistët kërkojnë t’i japin akoma më shumë kohë Tahirit për t’u mbrojtur. Bledi Çuçi tha se Tahirit duhet t’i jepet më shumë kohë, pasi po përballet me një akuzë të fortë.

Gramoz Ruçi vendosi të shtyjë për nesër vendimin, çka u kundërshtua ashpër nga opozita sepse mendohet se është kohë për të fshehur apo prishur provat.

Mësohet se nga një ambasadë e rëndësishme perendimore në Tiranë është pritur me shumë habi vendimi i PS dhe i Ramës për ta shtyrë dhe bllokuar këtë hetim vendas dhe ndërkombëtar, aq sa pritet në ditët në vijim që ambasada në fjalë të bëjë një deklaratë shumë të ashpër e cila mund të nisë pak a shumë kështu: Nuk e dinim se kupola e krimi është në qeveri.

Dhe si hakmarrje politike ambasada do të jap disa fakte publikut për një ministër tjetër të qeverisë Rama.

Me sa duket kjo ambasadë nuk ndalon derisa krimi i organizuar i financuar nga politike të shkojë para drejtësisë.

(Marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/vendimi-shtyhet-ambasadat-e-huaja-skandalizohen-nga-nderhyrja-qeveritare/

SHKARKO APP