“Unë jam Fatos Nano!”- Gardisti: Dakort, largoje makinën! – “Unë jam Fatos Nano!”
Dje ishte ndeshja në Shkodër mes Shqipërisë dhe Italisë, ku italianët fituan me vështirësi 0-1. Ishin të shumtë sportdashësit VIP si Ilir Meta, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama. Garda ka detyrë kontrollin dhe sigurinë e personaliteteve shtetrore. Ish kryeministri Nano ishte dje në ndeshje. E drejtonte vetë mjetin e tij. Ndërsa parkoi te stadiumi, garda e Republikës i kërkoi ta lëvizë makinën.
-“Unë jam Fatos Nano” i ka thënë pronari i Maseratit, Fatos Nano që prej 2005 është tërhequr nga jeta publike.
-“Të njoh, por nuk lejohet”- i tha gardisti.
-Unë jam Fatos Nano”- ka shqiptuar fort ish-kryeministri.
-Qofsh shendoshë! Por lëvize makinën!- ka përsëritur gardisti, i cili ka urdhër zbatimi ndryshe nga polici. Ai e mbush armën! Kurse polici mendohet paksa.
-Jam Fatos Nano!- ka insistuar ish-kryeministri dhe nuk ka lëvizur makinën. Ndërkohë ushatari nuk e ka zgjatur shumë, por ka urdhëruar prerë. Fatos Nano më pas ka lëshuar “territor” dhe makina u parkua atje ku lejohej.
Nisur nga ky inicident i gardës me ish-kryeministrin duhet sqaruar privilegjet që një zyrtar i shtetit i ka sa është në detyrë e jo gjithë jetën. Por megallomania e psikologjisë se “unë jam …. dhe prapa me vjen historia!’ me sa duket akoma endet rrugëve të vendit.
-Unë jam Fatos Nano dhe prapa më vjen historia!- ka qenë hapja e një kongresi të PS, dikur. Dhe ishte ai vetë, Fatos Nano, që ngriti zërin në kongres: -Unë jam Fatos Nano dhe prapa më vjen historia!
Çfarë megallomanie!