Uroi të krishterët për Pashket në Facebook , vritet tregtari mysliman
Një tregtar mysliman i devotshëm u qëllua për vdekje në Britani, menjëherë pas postimit në Twitter të një mesazhi ku u uronte pashkët të krishterëve.
Sipas “The Indipendent”, tregtari mysliman u vra egërsisht në rrugë. Asad Shah, 40-vjeç, vdiq nga plagët e marra, pasi vrasësit e goditën atë në kokë.
Mjekët u përpoqën për ta shpëtuar, por ai vdiq në spital. Policia e Scotland, të cilët kanë arrestuar një person në lidhje me sulmin, tha se krimi ishte trajtuar si “paragjykim fetar”.
Tregtari mysliman jetonte në Shawlands të Glasgow. Qindra persona vendosën lule pranë dyqanit të tij.
Disa orë para se të vritej, Shah shkroi në Facebook: “Një e premte e mirë dhe e lumtur. Gëzuar pashkët bashkëkombësve të mi të dashur të krishterë. Le të ndjekim hapat e drejtë dhe të vërtetë të Jezu Krishtit (a.s) (Paqja qoftë mbi të). Një lutje e tillë bëhet edhe për Profetin Muhamed.