Valon Ademi ka të drejtë në raport me Behgjet Pacollin për aeroportin e Vlorës

Për aeroportin e Vlorës ka sherr mes dy bashkëpronarëve, Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit.

Ndërkohë këtë të mërkurë Valon Ademi u rrëfye te Blendi Fevziu. Ishte i saktë, i sinqertë. Ndërsa një javë me parë foli Behgjet Pacolli në lidhje me konfliktet për aeroportin e Vlorës e ku sherrnaja është me Valon Ademin që ka investuar deri tani 25 milionë euro.

Valon Ademi tha se ndërkohë që kompania e tij investonte e punonte, kurse Behgjet Pacolli dhe kompania turke nuk po hidhnin euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se që në fillim se kishte marrëveshje me Pacollin 51 % me 49 %. Por me pas Pacolli devijoi nga marrëveshja, duke bërë lojëra. Ademi nxori dokumenta zyrtare për blerjen prej tij 40 % nga kompania turke, ndërsa tha se “e dija që Pacolli është paksa mashtrues, por jo kaq sa e kuptova me vonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kam pyetur Pacollin a ke ndërtuar ndonjë aeroport, po Valon më tha si jo. OK i thashë bacë. Jam duke menduar për të aplikuar në një tender për aeroportin e Vlorës, nëse ke interes, mund të aplikojmë bashkë. Nuk u bë shumë ky muhabet, të nesërmen vendosim në kontakt stafet tona dhe ata shkëmbejnë dokumentacionin për të parë a i përmbushim kriteret.

Ndoshta pas një jave, më fton dhe më thotë, a aplikojmë bashkë në atë tender. I thashë po, absolutisht! I thashë a mund të sigurojmë një kredi, si e ke menduar bacë i thashë, tha 50/50. I thashë jo ti 51 unë 49”, – tregoi Ademi në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Sipas Ademit, u kuptuar se asnjëra prej kompanive nuk i plotësonte kriteret për operimin e aeroportit.

“Nga refuzimi prej kompanisë franceze, dikush nga stafi i Mabetex, njihet me një nga kompania turke që punonte në Kazakistan, atje ku punon edhe kompania e zotit Pacolli”, – tha Ademi, duke deklaruar me bindje se “kompania turke YDA Group është kërkuar dhe gjetur nga Mabetex”.

“Di që pronari i kësaj kompanie ka ardhur në Tiranë më 11 janar 2021, e di që pjesë e takimit me zotin Pacolli, kanë qenë edhe pjesëtarë të kompanisë time, unë personalisht jo!”, tha ai.

“Më 22 dhjetor 2020, është firmosur marrëveshja që ne do të aplikonim në tender”, rrëfeu Ademi për periudhën para se të nisnin punimet në aeroportin e Vlorës. Ai akuzoi Pacollin se i ka shitur aksionet e veta në një kompani që nuk i dihet pronari dhe këtë e ka kamufluar sikur është një kredi 100 milionë euro. Valon Ademi la të kuptohet se mundet pas Pacollit atje ku gjoja ka bërë shitjen ai, mund të jenë rusët.

Duke krahasuar dy intervistat, atë të Pacollit dhe të Valon Ademit, i fundit është i sinqertë dhe pa hile si Pacolli! Por ky konflikt dhe këto lojëra të Pacollit po shtyjnë futjen në punë të aeroportit të Vlorës.

Natyrisht që ky sherr indirekt ndihmon aeroportin e Rinasit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?