Vangjel Tavo fiton bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria merr plaçkat e niset drejt SHBA

Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.

Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.

Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.

Edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në çdo kuti Tavo epërsi ndaj fitorja dukej që në kutitë e para.

Petro Gjikuria humbi, ishte burrë me sedër amerikane, sepse atje punon e jeton, atje ka biznesin e tij. Por e sollën grekërit sikur do të bënte namin në Himarë. Ndodhi ajo që ndodhi: Erdhi, pa, mësoi rrugët e harruara, gjeti ku kishte patur dikur shtëpinë, takoi njerëz, bëri plazh në ujin e pastërt të Himarës, piu kafe me Vangjel Dulen, njohu Tavon dhe provoi se këtu mbetet gjithçka shqiptare.

Petro Gjikuria manifestoi kulturë në fushatë, por kaq ishte takati i OMONIA, PBDNJ dhe PD në Himarë.

Gjikuria iu rregulloi disi imazhin opozitës katrahurë dhe kaq. E bëri detyrën si Petro, tani si Gjikuria merr biletën dhe niset drejt New York.

Bye-Bye Petro!/Jonida Halili/

 

SHKARKO APP