Petrit Vasili:10 pyetje Edi Ramës për gjyqin e Becchetit për 140 mln euro
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një reagim në Facebook i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama 10 pyetje publike lidhur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, e cila dënoi shtetin shqiptar me rreth 140 milionë euro për padinë e biznesmenit italian, Francesco Becchetti.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
10 pyetje Edi Rames për krimin ndaj financave publike!
Shqipëria është dënuar të paguajë 140 milionë euro bisnesmenit Becchetti për shkak të veprimeve të paligjshme, arrogante dhe arbitrare të Edi Ramës dhe qeverisë.
Janë 10 pyetje, përgjigja e të cilave është detyrim i pakapërcyeshem për të gjithë shqiptarët.
1.Përse nuk e bën publik qeveria vendimin?
2.Kush do ta paguajë këtë shumë marramendëse?
3.Cilat janë veprimet antiligjore të qeverisë, të cilët çuan në këtë vendim shumë të rëndë.
4.Cila është përgjegjesia e Edi Rames në këtë çështje?
5.Cilat janë përgjegjësit e ekzekutivit individualisht ministra, drejtorë që lidhen me këtë çështje?
6.Cilat janë përgjegjesite e prokuroris në këtë proces?
7.Çfarë procesesh arbitrazhi të tjera janë duke u zhvilluar kundër qeverisë dhe sa shkon vlera e tyre?
8.Përse nuk u mor asnjë masë pas alarmit të dhënë nga ministri i drejtësisë në letrën dërguar kryeministrit në prill të vitit 2017?
9.Interesat e kujt janë favorizuaë nga prishja e njëanshme e kontratave ku shteti rrezikon të humbasë edhe qindra milionë euro të tjera.
10.Përse prokuroria shqiptare nuk ka filluar ende çështjen penale ndaj Edi Ramës dhe qeveriëë për shpërdorim të detyrës, që me veprimet dhe me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojen e dëmeve kolosale ndaj financave publike.
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të pakapërcyeshme për këtë situatë kritike dhe për rrezikun madhor të ekulibrave ekonomikë të vendit si provë e administrimit kriminal shteteror, që po i bëhet shtetit nga pushteti.