Vasili i kthehet Ramës: Nuk infektohen njerëzit me orar, derëzi! Përballu me pandeminë dhe terhiqu nga vendimet e çmendura

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë Rama për gjobat ndaj qytetarëve nëse thyejnë urdhrin e karantinimit dhe kapen duke shëtitur në rrugë.

Mesazhi i plotë i Vasilit drejtuar Kryeminstrit Edi Rama

Edi Rama përballu me pandeminë dhe tërhiqu nga vendimet e çmendura sa je në kohë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkatërruara me akt normativ për coronavirusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke marrë makinën në garazh atyre që do dalin pas orës 18, do të thotë që ky kryeministër duhet lidhur dhe i duhet bërë electroshock.

Nuk infektohen njerëzit me orar. Duhet 24 orë kujdes.

Pas orës 18 nuk infekton më shumë virusi dhe para orës 18 më pak or derëzi!

Edi Rama:

duhen tamponë për diagnozën e coronavirusit,

duhen veshje mbrojtëse për mjekët e infermierët, që po infektohen,

duhen materiale dezinfektuese,

duhet dezinfektim i rrugëve të qyteteve.

Ja këto na shpetojnë nga coronavirusi dhe jo marrezitë e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash në garazh.

Këto s’po ua jep njerëzve dhe duke mos i bërë do të kallzohesh për genocid dhe krim ndaj njerëzimit dhe gjithë shqiptaret do të vijne në gjyqin tënd publik.

Do kallzohesh për rrezikimin e jetës se mijëra të moshuarve të bllokuar, të lënë edhe pa mbështetjen e fëmijëve të tyre që nuk mund të levizin se ke shpallur ti shtetrrethim idiot.

Do të kallzohesh për të gjithë ata njerëz me aftësi te kufizuar, që ua vështirësove e rrezikove jetën me rregulla të çmendura pa asnjë lidhje dhe asistenca e tyre bëhet e pamundur.

Do kallzohesh se ke marrë vendime antiligjore dhe psikopatike, vendime qe shkelin kushtetutë e ligj.

Do kallzohesh nga mijëra individë e biznese që i ke dëmtuar me vendime kafshërore antikushtetuese, pronën liritë e gjithçka dhe që me të drejtë do të kerkojnë dëmshpërblim deri në një.

Tërhiqi mbrapsht vendimet e tua të çartura dhe mendjeshkulura.

Tërhiqi shpejt sa ke edhe shumë shumë pak kohë.

Tërhiqi dhe mos përdor pandeminë për të imponuar endrrat e tua paranojake e të falimentuara diktatoriale.

Coronavirusi nuk ta ndryshon dot fatin e paracaktuar dhe ikjen shume të dhimbshme pa kthim….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?