Petrit Vasili: Jam i surprizuar nga neni 13 për censurën. Është i papranueshëm!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka kritikuar ashpër futjen e nenit për censurimin e medias, në ligjin për Byronë e Hetimit dhe Prokurorinë Speciale.

Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se një nen i tillë është i papranueshëm. Kreu i deputetëve të LSI-së është shprehur i befasuar nga futja e këtij neni. Ai ka konfirmuar se një projekt i tillë nuk ka kaluar në draftin e miratuar në komision.

“Jam i surprizuar nga neni 13 i SPAK. Ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision. Ky paragraf i nenit 13 është i papranueshëm. Nuk ka institucion të pakritikueshëm në demokraci. Liria e medias është dimension jetik në demokraci. Do të kërkoj në komision heqjen e këtij  paragrafi te papranueshëm”,- tha kreu i deputetëve të LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është kritika më e fortë që ka ardhur nga mazhoranca lidhur me nenin që kufizon ndikimin e medias në punën e institucioneve të reja të drejtësisë. Fjala është për ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Neni 13 i këtij drafti, nga mënyra sesi është hartuar, sanksionon censurën dhe ndëshkimin e mediave që ndërhyjnë në veprimtarinë e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion që njihet me emrin (SPAK), e cila përbëhet nga Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Konkretisht në këtë nen shkruhet se, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”. Dënimi në Kodin Penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nismë e tillë është kundërshtuar dje ashpër edhe nga shoqatat kryesore të gazetarëve në vend, duke e cilësuar si një censurë të pastër ndaj mediave. Liria e fjalës është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë. Ajo që po bën mazhoranca me këtë nen është rikthimi i censurës dhe dënimi me burg i gazetarëve me anë të një ligji të veçantë duke e justifikuar me reformën në drejtësi.

Por pyetja në këtë rast është se kush e futi në ligjet e reformës në nismë të tillë që u afrohet vetëm standardeve ligjore që kanë diktaturat.

Zyrtarisht PS nuk ka mbajtur një qëndrim të prerë për këtë ligj. Është e paqartë nëse ky nen është futur nga ekspertët e Partisë Socialiste me urdhër nga lartë, apo është vendosur nga ekspertët ndërkombëtarë. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me shkelje flagrante të lirisë së shprehjes.

Kush e futi nenin e censurës për median:Edi Rama apo ndërkombëtarët?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?