Vasili: Kompanitë celulare rrisin çmimet, Edi Ramës nuk ja mban të flasë!
Të gjitha kompanitë celulare kanë rritur gjatë muajve të fundit tarifat e shërbimeve për abonentët, në kundërshtim me rregulloren e tregut për telefoninë celulare. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është i vetmi zyrtar që ka ngritur një shqetësim që përfshin gjithë qytetarët.
Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se qeveria duhet të reagojë me anë të institucioneve që rregullojnë tregun dhe mbrojnë konsumatorin përballë abuzimeve që mund të bëjnë bizneset. Vasili thotë se kryeministri Edi Rama, deri më sot nuk ka thënë asnjë fjalë për skandalin e rritjes me 20% të çmimeve.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Kompanitë celulare rritje drastike të çmimeve, por Edi Ramës s’ja mban të flasë! Kompanitë celulare rritin çmimet. Asnjë fjale nga qeveria. Qytetaret krejtësisht të pambrojtur. Qeveria nuk ekziston për qytetaret, por vetëm për kompanitë e celularëve, që kanë rritur me 15- 20% çmimet e paketave dhe kane dyfishuar çmimin e rimbushjes. Asnjë fjalë, asnjë veprim, asnjë qëndrim nga qeveria për të mbrojtur dhjtra mijëra qytetarë, që përballen të pafuqishëm me rritjen drastike të çmimeve, pa asnjë shpjegim. Ky është abuzim i turpshëm dhe skandaloz me qytetarët.
Qeveria që kujdeset me “merak” që të mos ju preket asnjë lek koncesioneve dhe oligarkëve nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët. Kjo po është KÇK, por për këtë Edi Ramës nuk ja mban të flasë. Turp dhe neveri për qeverinë që hesht!