Vasili: KQZ si gropë mbeturinash që riciklon plehrat e Edi Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson të jashtëligjshme dhe jo normale vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një reagim në Facebook, Vasili argumenton se këto ditë, në këtë institucion kushtetues, janë bërë shkeljet ligjore që nuk janë hasur as në kohën kur Shqipëria ndryshonte sistemin nga diktaturë në pluralizëm.

Matufet e Edi Ramës në KQZ, mjafton që ai t’u fishkëllejë dhe ata sulen si qeni pas sallamit qe të përmbushin çdo skizofreni të tij. KQZ nuk ka parë ditë më të zeza as në ditët më tragjike të ndryshimit te sistemeve. Çdo veprim i saj dhe i anëtarëve të KQZ është në sytë e të gjithë shqiptarëve”,- shprehet Vasili.

Përfaqësuesi i LSI-së paralajmëron dhe ndëshkim ligjore ndaj anëtarëve të KQZ-së, të cilët sipas tij, janë venë në shërbim të qeverisë dhe jo të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës. “Është e sigurte që ata që marrin këto vendime duke dhunuar hapur ligjin do të goditen rreptë nesër nga drejtësia, askush nuk do t’i falë sepse asgjë nuk harrohet…. Këta anëtarë të KQZ do t’ju njihet vetëm një “meritë”, ajo që e shndërruan KQZ në një gropë mbeturinash ku riciklohen mbeturinat e Edi Ramës”,- shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“KQZ-ja si grope mbeturinash, që riciklon plehrat e Edi Ramës!! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në çdo veprim e qëndrim po dhunon ligjin sheshit dhe pacipërisht.

Regjistron gjithfarë partish, deputetësh, kandidatë për kryetare bashkie e për këshilla. I regjistron në drekë, i çregjistron në darkë.

I fut me dokumente pa dokumente, me dokumente të falsifikuara dhe me dokumente të supozuara. Çdo lloj mbeturine politike mund të hyje atje pa u tutur hiç, si në një fushë mbeturinash. Në fakt edhe këto të fundit kanë më shumë rregulla.

Matufet e Edi Ramës në KQZ, mjafton që ai t’u fishkëllejë dhe ata sulen si qeni pas sallamit qe të përmbushin çdo skizofreni të tij. KQZ nuk ka parë ditë më të zeza as në ditët më tragjike të ndryshimit te sistemeve. Çdo veprim i saj dhe i anëtarëve të KQZ është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Është e sigurte që ata që marrin këto vendime duke dhunuar hapur ligjin do të goditen rreptë nesër nga drejtësia, askush nuk do t’i falë sepse asgjë nuk harrohet…. Këta anëtarë të KQZ do t’ju njihet vetëm një “meritë”, ajo që e shndërruan KQZ në një gropë mbeturinash ku riciklohen mbeturinat e Edi Ramës”.

SHKARKO APP