Petrit Vasili: Kryeministri i krimit do luftojë krimin e organizuar?!
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili reagoi sot pas deklaratës së Ramës, i cili tha se qeveria e tij do luftojë krimin.
Vasili shprehet në një koment në Facebook se qeveria që është bërë njësh me krimin nuk mund ta luftojë atë.
Kreu i deputetëve të LSI komentoi dhe deklaratën e Ramës për një task force ndërkombëtare që do vendoset në Shqipëri, për të luftuar trafiqet. Vasili thotë se duhet task force për të larguar qeverine “Rama”.
Deklarata e plotë e Vasilit:
Kryeministri i krimit të organizuar do luftojë krimin e organizuar??
Kryeministri na tha se qeveria do miratoka Task Forcë në policinë e shtetit për të luftuar krimin e organizuar.
Kryeministri i krimit të organizuar qeveritar do luftoka krimin e organizuar ha ha ha. Gajasje e madhe shumë.
Megjithatë një meritë duhet t’ja njohim shkollëpakut që gënjen me seriozitet dhe nuk qesh.
Duhet Task Forcë popullore që të largojë kryeministrin që i tha policisë hidhni kapelet bëni vota për rilindjen dhe u përqafua me kriminelët dhe trafikantët.