Vasili: Kryeministri Rama ia kalon dhe Hitlerit kur kërkon burg për mjekët
Ish-kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ndryshimet në Kodin Penal, të propozuara nga qeveria “Rama”.
Vasili shprehet se dënimi me burg për mjekët është një penalitet që nuk e ka asnjë vend tjetër.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Edi Rama ua kalon edhe nazistëve, kërkon burg për mjekët!?
Edi Rama bën ligje si e si të fusë në burg mjekët.
Edi Rama i urren mjekët, i përçmon, i stigmatizon dhe egërsinë e finalizon duke bërë ligj që t’i bëjë mjekët të jetojnë në ankth e terror.
Edhe nazistët të njohur për mizorinë pa kufi të tyre, kishin një raport të kujdesshëm me mjekët, aq sa edhe mjaft mjekë arritën të kthehen të gjallë nga kampet e përqëndrimit.
Vetëm Edi Rama po lufton tua kalojë edhe nazistëve.
Por fundi i histerive të tilla kriminale, të autokratëve psikopatikë, është i ditur, është i dhimbshëm dhe i pashmangshëm.
Shiheni miq se si ky kryeministër, që u siguron lirinë krimineleve dhe të korruptuarve kërkon të fuse në burg mjekët, infermierët,
sanitaret e ç’t’i dalë përpara.
Lexojeni vetë:
Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet:
“Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistitb shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet.
Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/ AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.