Vasili: Kryeparaziti Rama u vlerësua me notën zero, asnjë projekt në Trieste

Pas zbardhjes të vendimeve në Samitin e Triestes, ku Shqipëria nuk mori asnjë projekt, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Përmes një deklarate publike të postuar në rrjetin social facebook, Vasili ndër të tjera e cilëson kryeministrin Rama si kryeparazit, duke theksuar se ai nuk mori asnjë projekt në Samitin e Triestes.

Duke komentuar turin e dëgjesave të Kryeministrit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, shton se Rama ka notën zero si timonier dhe se po bën dëgjesa nëpër sokakët pa ujë për të larguar vëmendjen nga nota e marrë në samit.

Postimi i Vasilit në “Facebook”

Rama, ky kryeministër kryeparazit. Kryeministri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt.

Për shkak të Kryeministrit kryeparazit Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste.

Ky Kryeministri bën tallava me dëgjesa nëpër sokaket pa ujë, pa drita të Shqipërisë për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste.

Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë.

Kush merr zero duhet të iki, duhet të spastrohet thotë ky kryeparaziti kryeministër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikuar se ia vuri gjithë Europa në Trieste, po presim…

SHKARKO APP