Vasili, letër Ramës: Mosreagimi për bujqësinë është jo korrekt dhe jo etik

Janë nxehur tonet mes grupit parlamentar të LSI-së dhe Kryeministrit Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasli shpreh shqetësimin për mos zgjidhjen e problemit të fermerëve në vend. Në një letër dërguar kreut të qeverisë, Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Vasili shkruan se nuk ka pasur “asnjë reagim për shqetësimet e ngritura me parë” lidhur me problemet që kanë femerët në tregtimin e produkteve të tyre.

Ai ndalet në problemat që kanë doganat me Maqedoninë dhe bllokimin e produkteve vendas. “Sezoni bujqësor kërkon zgjidhje urgjente. Çdo vonesë dëmton fermerët dhe grumbulluesit”,- shkruan Vasili në letrën e tij.

Kjo është letra e dytë që grupi i LSI-së i dërgon Ramës. Mos reagimin për këtë çëshje nga ana e Kryeministrit Rama dhe ministrit Ahmetaj, Vasili e quan jo korrekt dhe jo etik.

VAsili 1 vasili 2 Vasili 3

SHKARKO APP