Vasili: Në plazhe përditë ka tragjedi. Rama vazhdon dënglat e dëgjesave

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot për dy viktimat e mbytura në plazhet shqiptare.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se tragjeditë po vazhdojnë çdo ditë, ndërkohë që kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk merr masa.

Postimi i plotë i Vasilit në Faceook:

“Tragjedia në plazhet shqiptare vazhdon, dy qytetarë të tjerë mbyten në Velipojë.

Ngushëllimet e mia familjeve të tyre!

Kryeministri i shurdhër ndaj tragjedisë së humbjes së jetëve të njerëzve vazhdon mizorisht dënglat e dëgjesave hipokrite.

Asnjë përgjegjës, asnjë masë, asnjë fajtor ndërsa njerëzit vdesin.

Turp!”.

SHKARKO APP