Vasili: Nëse ka përgjime nga Ministria e Brendshme do ketë pasoja të rënda

“Cdo përgjim i paligjshëm është okult dhe qëllimkeq dhe mund të përdoret negativisht, si për qëllime politike, ashtu edhe personale”. Kështu e ka cilësuar kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, informacionin për egzistencën e mundshme të një përgjuesi që e posedon Ministria e Brendshme.

Gjatë intervistës së zhvilluar në Oktapod të Turjan Hyskajt, Vasili u shpreh se gjithcka mbetet për tu verifikuar, por theksoi se nëse dicka e tillë rezulton e vërtetë, atëherë është një ngjarje shumë e rëndë dhe me pasoja të rënda.

I pyetur për këtë valë konfliktesh institucionale që po shoqëron këtë periudhë, ku përfshihet policia me prokurorinë, apo presidenca me bashkinë e Tiranës, Vasili tha se gjuha e ashpër nuk zgjidh asgjë dhe pasi del jashtë kontrollit, prodhon konflikte të tjera. Lidhur me protestën e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, përpara Gjykatës, kreu i deputetëve të LSI tha se duhet respektuar Kushtetuta, duke nënkuptuar ndarjen e institucioneve. Sipas tij, tashmë edhe për këtë cështje po heton prokuroria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa lidhur me ndërtimin e Parkut të Lojrave tek Liqeni Artificial, Vasili preferoi të perifrazojë studiuesit e tokave, duke thënë se një tokë e gjelbëruar merr frymë, ndërsa një tokë me beton, është e vdekur. Lidhur me Reformën në Drejtësi, Vasili bërei të ditur se konsensusi ka avancuar dhe patjetër që brenda kësaj legjislature, pra brenda muajit korrik, ajo do të miratohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xFT0IlgpTm0″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?