Vasili publikon fotot e dëmtimeve. Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Qarkun e Lezhës

Këshilli i Ministrave shpalli dje gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë që tërmeti ka prekur edhe qarkun e Lezhës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se situata në Lezhë është e rëndë pasi ka shtëpi të dëmtuara dhe qytetarët janë pa strehë. Ai kërkon që qeveria të shpallë sa më parë gjendjen e fatkeqësisë natyrore edhe në këtë qark.

Vasili ka publikuar disa foto që tregojnë se banesat në Lezhë janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe banorët nuk janë të sigurt.

“Situata ne Qarkun e Lezhes eshte teper e rendë. Eshte i patolerueshem ky neglizhim nga qeveria kur dhjetra banesa jane demtuar e qindra e qindra qytetare jane pa strehe.

Pse i shmanget qeveria pergjegjesive ndaj qytetarevene kete moment kaq te rende,me te rendin qe Shqiperia eshte perballur ndonjehere. Shpallni gjendjen e fatkeqesise natyrore ne Qarkun e Lezhes,koha nuk pret. Fotot, qe shihni flasin vete. Te tilla jane me qindra ne terren. Duhen veprime jo fjalime,- deklaron Petrit Vasili në Facebook.

SHKARKO APP