Vasili: Rama po e çon Shqipërinë në greminë. Vendi, në duart e krimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se Kryeministri Edi Rama, po e dorëzon vendin në pushtetin e krimit dhe paligjshmërisë.

Duke ju referuare një shkrimi të publikuar në një media të Këshillit Europian, Vasili shprehet se Shqipëria ka hyrë në fazën e kriminalizmit kryeministror.

Vasili shprehet se kreu i qeverisë po degradon shtetin dhe parlamentin duke e kujtuar shqiptarëve qeverisjen e Partisë së Punës. “Vendi po shket shumë rrezikshëm në duart dhe pushtetin e krimit dhe pergjegjësia për jetën e mijëra familjeve e bizneseve, është vetëm e një njeriu, e kryeministrit, i cili do që të ikë duke lënë zjarrin prapa”,- shprehet Petrit Vasili.

Komenti i plotë në Faceook i Petrit Vasilit:

Shqipëria Republikë Parlamentare po shembet nga drejtimi asgjësues i parlamentit dhe nga kriminalizimi kryeministror.

Mediat europiane janë shumë të qarta, që kryeministri shkollëpak i këtij vendi me paaftësinë kriminale të tij dhe të atyre që i bëjnë fresk po e çon këtë vend në një greminë ekonomike dhe politike.

Në parlamentin e degraduar që drejtohet me një servilizëm, që nuk është parë as në fillimet e pluralizmit po realizohet vetëm qetësimi i paranojave biologjike dhe politike të kryeministrit mendjehumbur në kurriz të parlamentarizmit. Po jetojmë skandalozisht parlamentin e partisë së punës dhe Shqipëria Republikë Parlamentare po shembet nga atavizmat e së shkuarës komuniste.

Vendi po shket shumë rrezikshëm në duart dhe pushtetin e krimit dhe pergjegjësia për jetën e mijëra familjeve e bizneseve, është vetëm e një njeriu, e kryeministrit, i cili do që të ikë duke lënë zjarrin prapa.

Ja çthotë media, Këshilli Europian për marrëdhëniet e jashtme:

Shqipëria ka ndarje të thellë politike, ku politika dhe marrëdhëniet mes klaneve ndërthuren në një rrjet hakmarrje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave po lulëzon në këtë vend. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vend që ti përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisë, rishtazi e ka përkeqësuar gjendjen duke folur për Shqipërinë e Madhe.

SHKARKO APP