“As SHBA, as BE nuk kanë shndërruar Senatet dhe Dhomën e Përfaqësuesve në vend krimi si Rama”

Nga Petrit Vasili –

Attention!!! Zgjedhjet nuk janë fushata grumbullimi patatesh të kalbura të krimit!!!

Attention!! Ca të huaj po mëtojnë të promovojnë standarte antidemokratike, që janë të paimagjinueshme për vendet e tyre.

Attention!! Alibia në anglisht me një fushatë grumbullimi patatesh, që po tentohet ti bëhet krizës më të rëndë të përfaqësimit që ka përfshirë Shqipërinë është ndihma më e keqe për të dhe demokracinë e saj që rritet ngadalë dhe më shumë mundime.

Attention!! Parlamenti është sot thjesht një depo patatesh të kalbura pas një fushatë grumbullimi patatesh të drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar.

Attention!! Ky parlament or in english this parlament është thjesht një instrument i kriminalizuar, që ligjeron korrupsionin dhe asgjesimin e luftës ndaj krimit të organizuar.

Attention!! Çdo ditë e mëtejshme e këtij parlamenti është një ditë e mirë për krimin, por njëherazi një ditë e zezë për qytetarët.

Attention!! Demokracia lind mbi përfaqësimin dhe kur përfaqësimi i qytetarëve tronditet e asgjësohet demokracia vdes dhe çdo leksion apo didaskali në anglisht është thjesht një zë në veshin e një të vdekuri.

Attention!! Promovimi i një tjetër fushate grumbullimi patatesh të kalbura në 30 qershor është thjesht një thikë tjetër në një krizë përfaqësimi, që ndodhet në buzë të humnerës.

Attention!! Zgjidhja i krizës së tmerrshme të përfaqësimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184, nga çuarja prapa hekurave të fajtorëve të grabitjes së zgjedhjes përmes krimit të organizuar dhe një thirrje e fortë për ta bërë këtë në shqip dhe anglisht do ta besonin të gjithë shqiptarët që i njohin fajtorët, por njohin edhe qeverinë që i mbron ata e që nuk lejon ti çojnë ata përpara drejtësisë.

Attention!! Shqiptarët presin një thirrje të fortë në shqip dhe Anglisht që fajtorët e korrupsionit të Unazes së Re të shkojnë pas hekurave, presin që fajtorët që lanë aeroportin ndërkombetar në dorë të 4 kriminelëve të shkojnë pas hekurave, presin të shkojnë pas hekurave ata që i bëjnë presion medias se pavarur, presin të shkojnë pas hekurave ata që pastrojnë paratë dhe rrënojnë ekonominë e Shqipërisë.

Attention!! Shqiptarët në këto 29 vjet pluralizëm përveç flamurit kuq e zi kanë valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe më pas atë të Europës së Bashkuar.

As Amerika dhe as BE nuk kanë shndërruar senatet, dhomen e përfaqësuesve dhe parlamentet e tyre në vend grumbullimi patatesh të kalbura të krimit të organizuar.

Attention!! Edhe shqipëtarët do të ecin vetëm në këtë rrugë dhe do të kenë vetëm këtë shembull të Amerikes dhe BE dhe kurrë nuk do të lejojnë që Republika Parlamentare nder në të kthehet në vend grumbullimi patatesh të kalbura të krimit të organizuar dhe qeveria si një zgjatim i saj.

Kush ka kurajo lë të thotë të kundërtën!!

SHKARKO APP