Vasili,deputetëve të LSI: Kujdes nga policia, tentojnë t’ju fusin drogë!

Përplasja mes PS dhe LSI duket fatale për qeverinë. Deputetët dhe kryebashkiakët që i përkasin LSI-së duket se janë vendosur në shënjestër të policisë, jo për tu ruajtur, por për tu vënë drogë nëpër makina dhe të arrestoheshin si trafikantë.

Pikërisht nisur nga këto shqetësime dhe nga informacionet e ardhura nga shërbimet sekrete të huaja, kreu i grupit parlamentar dhe zv/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka mbledhur deputetë dhe kryebashkiakët e LSI-së që të kenë kujdes nga policia, pasi mund të ju vendosnin drogë në makinë. Ky informacion tregon se sa keq po shkojnë punët mes PS dhe LSI.

Nuk ka me keq se sa kur kryetari i grupit parlamentar të LSI paralajmëron deputetët e tij që të ruhen nga policia e shtetit se do tentojnë t’ju fusin drogë në makina në mënyrë që më pas ti arrestojnë dhe ti denigrojnë publikisht.

Në vend që policia të arrestojë kapot e drogës dhe kriminelët po synon të fusë drogë deputetëve të LSI, kjo është alarmante. Nëse kjo po projektohet nga segmente policore koalicioni qeverisës ka rënë.

 

SHKARKO APP