Veliaj në burg, kryeministri Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën! Tirana ka nevojë për drejtues
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në njësinë nr.5 në Tiranë, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t’i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.
Rama tha: “Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thashë kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.
Në qoftë se njeriun e merr dhe e fut brenda e atëhere lëshohen të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik, pastaj pjesa tjetër”- deklaroi kryeministri.
Me pas shtoi: “‘GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijojë detyrën.
Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit”- tha kryeministri.
KOHA JONË SONDAZH

