Veliaj: Nishani iu bashkua Strazimirit me patllake . Mos u bëj qesharak !

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i kërkon Presidentit të mos bëhet” mitingash i rëndomtë” duke shkuar tek Parku i Liqenit për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojrave.

Gjatë një konsultimi publik për projektin e sheshit Skënderbej, Veliaj tha se ” Nishani po i bashkohet Strazimirit me patllake në brez” . Kryebashkiaku u shpreh i vendosur në ndërtimin e këndit të lojrave duke këmbëngulur se nuk do ta pengojë një president, mitingash i PD-së.

Erion Veliaj: Dëgjova që Presidenti ka vendosur ta bëjë Shqipërinë, në fakt jo Shqipërinë, por institucionin e tij qesharak dhe do ti bashkohet Strazimirit me patllake ne brez të protestojë kundër lodrave. Do të hyjë në historinë botërore si i vetmi President që shkon për prishur lodrat e kalamjave. Zoti President do të hysh në histori, mos e bej këtë.

Parku do të bëhet dhe fëmijët do luajnë, por kur të shkojnë në shkollë do të lexojnë në librat e historisë se kanë pasur një president qesharak.

Sot një parti politike që nuk ka asnjë laternative dhe që nuk di të thotë si do ta bëjnë qytetin, se në fakt e kishin para 7 muajsh, mund ta kishin bërë ata këtë shesh. Një parti politikë po përdor çfarëdo lloj mënyrë duke bërë mitingash edhe Predidentin dhe duke e bërë qesharakë në sytë të njerëzve.

Je aty që të bashkosh popullin, jo ta ndash, jo ti bashkohesh kaubojsit me patllake në brez dhe ironia bëhet më e madhe kur Presidenti i Republikës është i vetmi me vilë brenda në territorin e parkut. Ja tju them unë një ide bilande të presidentit që po e mbyll karrierën me turp. Një ide brilande do ishte të thoshte; unë Bujar Nishani do ta jap vilën time për bashkinë e Tiranës për kopshte dhe për çerdhe e fëmijëve.

Kjo është mënyra si unë protestoj për park. Tirana sot ska majftueshëm kopshte dhe çerdhe. Nëse e liron ai e bëjmë aty parkun e lodrave, por nuk e bën ai këtë, sepse ai mendon se jeton në një qytet ku të gjithë jemi të barabartë, por ca janë më të barabartë se të tjerët, ca futen me eskortë në park, kurse ne duhet të shkojmë në këmbë, madje duhet të zbresin edhe nga biçikleta aty ku nuk ka korsi biçikletash. Kjo nuk është normale.

Nëse fëmijët e Presidentit rriten në parkun e liqenit unë besoj se cdo fëmijë i Tiranës meriton të luajnë në parkun e liqenit, si fëmijët e Presidentit, sepse në syrin tim fëmija i Presidentit është njësoj si fëmija i një hidrauliku, infermieri, i një mësuesi, i një të papuni dhe i një personi me ndihmë ekonomike. Në këtë qytet që ne do të ndërtojmë në 4 vjet të gjithë do të jenë të barabartë , nga Presidenti dhe te secili që vjen më poshtë.

Pse thonë për Alfred Moisiun që ai ishte burrë, thonë që ishte punëtor. Çfarë do të thonë për këtë ?! Normal që do qeshin. E la Shqipërinë më të drejtë apo më të padrejtë në sistemin gjyqësor. Sot diskutimi më i madh, ministri i Drejtësisë sot po diskutonte me ambasadorët për reformën në drejtësi, kurse i pari i drejtësisë nuk merr farë pjesë në këtë diskutim. A e kuptoni që PD presidentin e rreshton në të njëjtin kategori me Indjana Xhonsin, me këtë kaubojsin. Në periferi të debatit public, ai duhet të drejtonte reformën në drejtësi, duhet të inspektonte gjykatat. Nuk e bën.
Parku do të bëhet, fëmijët do të luajnë dhe ne nuk do të zbrapsemi. Tani po më kujtohet kjo historia me gardhe, Dy institucione me gardhe janë PD dhe Presidenca, të gjithë të tjerët janë pa gardhe. PD dhe Presidenca janë të rrethuara si në mesjetë se kanë frikë nga populli i tyre.

SHKARKO APP