Vendim i drejtë/Qeveria: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim diplomën
Sot qeveria mori një vendim të drejtë. Kryeministri Edi Rama bëri publik sot vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë që regjistrohen në vitin e parë, të cilët do duhet të punojnë për 5 vite pas mbarimit të studimeve për të marrë diplomën.
Nuk është e drejtë që një student mjekësie të shkollohet me paratë e taksapaguesve dhe në fund pasi mbaron merr diplomën dhe ikën jashtë shtetit apo shkon në privat.
Rama tha se nuk është kusht, por është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.
“Jam këtu për të dhënë një mesazh lidhur një vendim të rëndësishëm të qeverisë sot që ka të bëjë me studentët e mjekësisë dhe me detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar. Detajet do t’i shpjegojnë ministret, por thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që paguan taksa. Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është i lidhur dpd me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor. në kushtet kur gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, plakjen e popullsisë, nevojën e burimeve të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të marrim këtë hap. Hapi më normal dhe hapi më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në universitetin e mjekësisë do të njihet me faktin që studimet janë sa janë dhe për t’u pajisur me diplomë do duhen dhe 5 vite. për ata në proces
Është absolutisht zgjedhja e tyre. Për ata që do hyjnë në vitin e parë ka vetëm një zgjedhje. Është formati i ri i universitetit të ri të mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës. Nuk ndryshon asgjë në thelb për ushtrimin e profesionit sepse ajo bëhet menjëherë pasi mbaron studimet, por këtu. Për këtë paguan populli taksa”, tha Rama.
E theksojmë se mbetet vendim shumë korrekt nga qeveria.
Ku t’i marrë ministria e shendetsisë mjekët, kur investon shteti për t’i diplomuar dhe nuk i sherbejnë popullit, i cili paguan taksa edhe për ata. Ndaj nëse do të studiosh në mjekësi ose paguaje vetë shkollën ose nëse paguan shteti je i detyruar 5 vite të shërbesh në shtet, pra njerëzve.