Vendimi i GJND-së, Presidenti Meta: Forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina

Presidenti Ilir Meta thotë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë që të ndalojë pushtimin e Ukrainës, është një vendim që duhet që të zbatohet menjëherë. Për të forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit e ka treguar edhe njëherë mbështetjen e popullit dhe të shtetit për Ukrainën.

”Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina. Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane”.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.

Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.

Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.

Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane.

SHKARKO APP