Vendimi i kryeministrit: Kalimi te ish-sheshi “Shqiponja” bllokohet për tre muaj

Kryeministri Rama ka urdhëruar kryebashkiakun Erion Veliaj, ministrinë e brendshme  si dhe ministrinë e transportëve se do me çdo kusht të mbarojë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, Unaza e Madhe te zona e Astirit.

Burimet nga qeveria thonë se duhet inaguruar para ditës së zgjedhjeve, pasi Rama ka nevojë për propogandë elektorale pak ditë para 25 prillit. Ndaj do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Kjo për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Në një konferencë të përbashkët ndërmjet ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit u bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre. Gjithashtu do kalojnë vetëm kryeministri dhe eskorta e tij, pa harruar edhe ministrat sepse kanë nevojë të mos vonohen në trafikun ku do të kalojnë populli i thjeshtë, pas këtij vendimi.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Kaosi i trafikut do sakatojë çdo përdorues mjeti, por e rëndësishme mbetet se Udhëheqësi i Partisë dhe Popullit Shqiptar, zoti Edi Rama të krenohet me Unazë e Madhe, a thua se njerëzia do ndërrojnë mendjen për votën kundër kësaj qeverie.

Jo Unazën e Madhe të bëjë, por edhe Unazën e Surrelit të bëjë, nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet, shprehen nga opozita reale e vendit.

SHKARKO APP