Vendimi i PS: Nuk do votojnë për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri

Pas emisionit mbrëmë te Blendi Fevziu, ku ishte ftuar ish-ministrit Saimir Tahiri, burime konfidenciale nga kryeministria tregojnë se kryeministri ka urdhëruar deputetët e tij në Këshillin e Mandatëve që të votojnë vetëm për heqjen e imunitetit dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin.

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot në orën 11: 00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar dje Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Këshilli i imuniteteve që ka në dorë fatin e Tahirit përbëhet nga 10 antarë: Gramoz Ruçi , Vasilika Hysi ,Bledar Çuçi, Klotilda Bushka , Ulsi Manja, Eduard Halimi , Nasip Naço, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte planifikuar të zhvillohej ditën e djeshme në orën 19:00, por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi shtyrjen për ditën e stome në orën 11:00.

Shkaku pse ka ndryshuar vendimi i djeshëm politik i PS akoma nuk ka shpjegime, por mendohet se ish-ministri Tahiri ka kërcënuar kryeministrin me publikimin e materialëve sekrete dhe shumë komprementuese. Gjithashtu ky vendim vjen pasi PS dhe veçanërisht kryeministri janë në pozitë të vështirë, sepse mund të vijë kërkesë e dytë e prokurorisë së krimeve të rënda për një tjetër ministër të PS, por që sot është në kabinetin qeveritar.

Pra sot PS voton vetëm për heqjen e imunitetit dhe kontrollin e banesës.

(Marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/kryeministri-urdheron-deputetet-e-ps-jo-votim-per-arrestimin-e-saimir-tahirit/

SHKARKO APP