Vendimi surprizë,Qeveria kërkon borxh paratë e Sigurimeve Shendetsore

Kriza financiare ka detyruar Qeverinë të kërkojë edhe paratë e sigurimeve shëndetësore, që janë pagesa të qytetarëve për efekt të kujdesit të garantuar shëndetësor.

Përveç parave që shpenzohen nga Drejtoria Fondit të Sigurimit Shëndetësor, ky institucion ka edhe fondin e vet rezervë.

Ky fond vjen nga diferenca e të ardhurave me shpenzimet, pra krijohet nëse qytetarët kanë paguar më shumë lekë se sa kanë marrë shërbime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas statutit të Fondit, këto para mund të përdoren për disbalancimin e mundshëm të buxhetit gjatë vitit dhe për përballimin e fatkeqësive natyrore. Në të dyja këto raste, përdoret për interesin e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Qeveria ka marrë disa ditë më parë një vendim të çuditshëm: të përdorë paratë e Fondit për të rregulluar buxhetin e vet.

Nëpërmjet një vendimi të datës 20 Prill 2016; Këshilli i Ministrave ka ndryshuar statutin e këtij Fondi, duke shtuar një nen ku i jepet e drejta Drejtorit të Përgjithshëm, (me miratimin e Këshillit Administrativ), të investojë këto para në letra me vlerë të qeverisë, deri në lekun e fundit.

Me fjalë të tjera, këto fonde rezervë nuk do të përdoren më për interesin publik, por duket se do shërbejnë si fonde të cilat qeveria do i kapë si borxh nëpërmjet skemës së letrave me vlerë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?