Vendosin 32 anëtarët e aleancës, Mark Rutte do të jetë shefi i ri i NATO-s
Tashmë është zyrtare, Mark Rutte do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, pasi 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez të pasojë Jens Stoltenberg-un.
Gjatë një mbledhje në Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis u shpreh se ai ka njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij.
Rutte do marrë drejtimin e NATO-s në një moment kritik. Ai pritet të nisë punën zyrtarisht më 2 tetor, pak më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, të cilat do të formësojnë fatin e aleancës ushtarake që ka shërbyer si mburojë e Evropës Lindore ndaj synimeve të Rusisë.