“Venecia” pranon kërkesën Metës. Në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për të dhënë opinion mbi ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nga ana e Partisë Socialiste.

Në letrën që Presidenti i Komisionit të Venecias i kthen kreut të shtetit, njofton se çështja do të shqyrtohet në muajin dhjetor.

Presidenti i Venecias, Gianni Buquicchio e falënderon kreun e shtetit shqiptar për besimin që kanë të Komisioni i Venecias.

Në datën 21 tetor Presidenti i Republikës i dërgoi Venecias kërkesën zyrtare për ekspertizë lidhur me ndryshimet e njëanshme ligjore. Ndërkohë Partia Socialiste nuk ka pritur qëndrimin e Venecias, por deklaroi se dekretin e Metës, që ktheu këto ndryshime ligjore, do ta rrëzojë në Kuvend.

SHKARKO APP