Venezuela, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë. Do rikthehen kompanitë amerikane të naftës

-Botuar në radion shtetrore gjermane DW-

Brohoritje nga njëra anë, protesta nga ana tjetër: Pas rëzimit të kreut të shtetit Maduro, SHBA merr pushtetin në Venezuelë. Goditja në Karakas zhvendos edhe ekuilibrat e pushtetit në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 2 janar presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro shprehu gatishmëri për të zhvilluar “bisedime serioze me SHBA-në”.Një ditë më vonë ai u arrestua nga forcat ushtarake të SHBA-së dhe duhet të përgjigjet tani para një trupi gjykues në Nju Jork ndër të tjera akuza edhe për tregti me drogë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bota ndërkohë hamendëson, se si mund të vazhdohet më tej pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë, vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë. A do të qeverisë qeveria e vjetër nën ministrin e Brendshëm me pushtet Diosdado Cabello? Apo do të ketë ndryshim sistemi dhe zgjedhje të reja? A kërcënon një luftë civile ndërmjet mbështetësve të Maduros dhe opozitës politike?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një konferencë shtypi të shtunën (03.01.2026) sinjalizoi drejtimin: “Tani SHBA do ta qeverisë këtë vend, derisa të arrijmë një tranzicion të sigurtë dhe të përshtatshëm”, deklaroi ai.

Eksperti për Amerikën Latine Jesus Renzullo nga Instituti GIGA thotë, se kësisoj është e qartë: “SHBA-ja është koordinuar me elitat në Karakas dhe do të punojë për ndërtimin e kombit”. Nuk përjashtohet një bashkëpunim me anëtarët e deritanishëm të qeverisë, shpjegon eksperti në bisedë për DW.

“Gëzim i madh”

Ndër venezuelasit, që janë arratisur nga vendi i tyre dhe jetojnë në emigracion, mbizotëron ndjenja e gëzimit dhe shpresa. Sipas ekspertit Oliver Stuenkelist “ndër shumë venezuelas, që unë njoh, është shumë e madhe ndjenja e lehtësimit”. “Ata festojnë rrëzimin e Maduros dhe falenderojnë Trumpin.”

Ai e konsideron grushtin e shtetit në Karakas si një konflikt ideologjik. Zgjedhësit dhe politikanët e spektrit të djathtë festojnë për Trumpin, ndërsa përfaqësuesit e spektrit të majtë politik kritikojnë shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

Ende nuk është e parashikueshme, se si do të zhvillohet më tej gjendja në Venezuelë. “Duhet parë, nëse Trump thotë, misioni u përmbush, Maduro u largua”, vë në dukje ai. “Dhe duhet parë, se çfarë qendrimi do të mbajë popullsia. Eshtë e paqartë, nëse do të ketë protesta të mëdha.”

“Doktrina – Donroe” e Trumpit

Edhe pse shumë gjëra janë të paqarta, ka të dhëna të qarta, se cilat plane ndjek në përgjithësi administrata Trump. SHBA synon sipas strategjisë së sigurisë kombëtare 2025, “rivendosjen e rolit dominues në hemisferën perëindimore dhe zëvendësimin e doktrinës Monroe.”

E ashtuquajtura doktrina Monroe është e lidhur me presidentin e SHBA-së James Monroe (1758–1831). Kjo doktrinë bazohet në parimin themelor të politikës së jashtme “Amerika e amerikanëve”.

Asokohe me këtë synohej zhvendosja e fuqive koloniale europiane. Në vitet 80-të SHBA e riinterpretoi këtë doktrinë me pretendimin ndaj Amerikës Latine si hemisferë “e saj”.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duket se po i referohet kësaj epoke dhe do të rivendosë dominancën e SHBA-së në rajon. Financial Times ka përdorur për këtë termin “Donroe-Doktrin”. Jo “Amerika e amerikanëve”, por “Amerika e amerikanëve të SHBA-së”.

“Justifikim për regjimet autoritare”

“Venezuela me sa duket është vendi i parë, që bie viktimë e këtij imperialzimi modern”, komenton Nju Jork Tajms. Kjo paraqet një qasje të rrezikshme dhe ilegale të rolit të Amerikës në botë.

“Trump duke operuar pa asnjë legjitimitet ndërkombëtar dhe pa kompetenca të vlefshme ligjore apo mbështetje në politikën e brendshme, rrezikon që t’u ofrojë një justifikim regjimeve autoritare në Kinë, Rusi apo në vende të tjera, që duan të dominojnë fqinjët e tyre.”

Goditja ushtarake kundër Venezuelës zgjon kujtime nga epoka e viteve 1960 deri më 1990, kur SHBA në pretendimin se po lufton komunizmin mbështeste puçet ushtarake dhe diktatorët. Rrëzimi i Allendes më 1973 në Kili, diktaturat ushtarake në Argjentinë dhe Brazil dhe skuadriljet e vdekjes në El Salvador edhe sot e kësaj dite kanë lënë gjurmën për imazhin e armikut që ekzsiton ndaj SHBA-së në rajon.

Maria Machado: “Ne jemi gati”

Aksioni ushtarak i natës së shkuar në një farë mënyre ka disa paralelizma me rrëzimin e ish-diktatorit të Panamasë Manuel Noriega (1938 -2017). Noriega u rrëzua gjatë një invazioni të SHBA-së më 1989 dhe u arrestua. Më 1992 ai u dënua nga një gjykatë në SHBA për tregti me drogë dhe mitmarrje dhe deri në vdekje ishte i burgosur.

Për opozitën politike në Venezuelë të tilla aspekte të politikës së jashtme tani për tani nuk janë në plan të parë. Tani pas më shumë se 25 vjetësh sundim të revolucionit të bolivarian për herë të parë ka shans për ndryshim pushteti.

“Venezuela po përjeton orë vendimtare. Ne jemi gati, për ta rindërtuar vendin tonë, shkruan ish-kandidati për president Edmundo González në platformën X.

Gonzalez i fitoi zgjedhjet më 24 korrik 2024, megjithatë këshilli elektoral shpalli zyrtarisht Maduron fitues.

Nobelistja e paqes Maria Corina Machado, e cila mbështeti Gonzálezin, pasi vet nuk u lejua të kandidojë për presidente, u bëri thirrje bashkëatdhetarëve për mbështetje.

“Si president legjitim i Venezuelës Edmundo González duhet të marrë postin dhe të pranohet menjëherë si komandat suprem i forcave të armatosura”, shkruan ajo në platformën X. “Ne jemi gati, të ushtrojmë mandatin tonë dhe të drejtojmë një tranzicion demokratik.”

Nëse kjo do të ndodhë, është ende e hapur. Sepse as Machado dhe as González nuk ndodhen në Venezuelë. Trump theksoi në konferencë shtypi, se Venezuela ka edhe një zëvendëspresidente, Delcy Rodríguez.

Eksperti Jesus Renzullo e vlerëson këtë si një indikacion, se administrata e SHBA-së do të negociojë me përfaqësuesit qeveritarë dhe do të shmangë trazirat politike.

Nju Jork Tajms në koementin e saj argumenton ngjashëm: “Pavarësisht arrestimit të Maduros gjeneralët, që kanë mbështetur regjimin e tij, nuk do të zhduken papritur. Po ashtu nuk ka gjasë që pushteti t’i dorëzohet Maria Corina Machados.”/Shkuar nga Astrid Prange de Oliveira, autore dhe redaktore  në DW/

Kur Venezuela i largoi praktikisht kompanitë amerikane të naftës?

Kjo ndodhi gjatë presidencës së Hugo Chávez, kur qeveria venezueliane në vitin 2007 ndërmori një nacionalizim të thelluar të sektorit të naftës, veçanërisht në Brezin e Orinokos.

Çfarë ndodhi konkretisht në 2007?

Qeveria kërkoi që të gjitha projektet e naftës të kalonin nën kontroll shumicë shtetëror (≥60%).

Kompanitë amerikane si ExxonMobil dhe ConocoPhillips refuzuan kushtet e reja.

Si pasojë, ato u detyruan të largohen nga vendi dhe nisën procese arbitrazhi ndërkombëtar kundër shtetit venezuelian.

Operacionet kaluan nën kontrollin e kompanisë shtetërore PDVSA.

Sqarim i rëndësishëm historik

1976: Venezuela e nacionalizoi formalisht industrinë e naftës, por kompanitë amerikane vazhduan të operonin përmes marrëveshjeve të përbashkëta.

2007: është viti kur prania e tyre u ndërpre realisht, duke shënuar një kthesë të fortë politike dhe ekonomike.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?