Lulzim Basha, mesazh shqiptarëve para protestës: Asnjë hap pas në çlirimin e vendit nga e keqja
Kur opozita e bashkuar dhe qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes zyrtare të protestës së shtatë mbarëkombëtare para Kryeministrisë, lideri i opozitës Lulzim Basha përsërit edhe një herë thirrjen e tij për pjesëmarrje sa më masive.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehet se, nuk do të ketë asnjë hap për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja, siç e quan ai qeverisjen Rama.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e para pak minutave.
Mesazhi i plotë i kreut të PD, para protestës:
“Pushteti i krimit ka rënë!Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!
Nuk durohet më!
Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2473285596232669/