Basha me banorët e “Astirit”: Qëndresa juaj, model frymëzimi

Banorët e Unazës së Re në kryeqytet kanë dalë në protestë pasditen e sotme, duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për Unazën e Madhe.

Lideri opozitës paralajmëroi se ditën e dielë do ta shkulim kryeministrin me rrenjë nga kryeministria.

Ndërkohë edhe sot banorët janë vendosur në dy anët e rrugës pranë mbikalimit te pallati me shigjeta, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Në protestë, ishin ish-deputetë të opozitës, si dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili gjatë fjalës së tij për gazetarët në terren theksoi se, Unaza e re ka qenë dhe është frymëzimi për betejën opozitare.

“Është modeli i qytetarëve të bashkuar kundër një tiranie të krimit, bande në pushtet dhe një grup njerëzish hajdutë dhe kriminelë”, u shpreh Basha.

“Nga kjo bandë hajdute, kjo bande e pashpirt e shtazarake, që tash një vit është kthyer në terrorin e fëmijëve dhe të vogëlushëve shqiptarë, në terrorin e fëmijëve të unaza e anë e kënd vendit, për shkak se ka vendosur xhepin e pangopur dhe të babëzitur të Edi Ramës, hajdutit më të madh në tre dekada në Shqipëri, mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë, mbi bukën e gojës së këtyre vogëlushëve. Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë.  Të gjithë bashkëqytetarëve që po na ndjekin në këtë çast apo në kronikat e lajmeve të atyre ekraneve që nuk kanë pronarë plaçkitës të bukës së fëmijëve tuaj dhe të ju jap këtë mesazh: Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”, theksoi kryedemokrati Lulzim Basha.

Përmes një videoje që i ngjan më së miri një spoti publicitar të fushatave elektorale, kreu i opozitës Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë atë që ai pretendon prej kohësh tashmë: rënien e pushtetit të Edi Ramës.

Basha kërkoi të japë mesazhin se Edi Rama nuk ka më mundësi të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë, bashkë me krimin siç pretendon ai, teksa thotë se opozita është e vendosur të mos bëjë asnjë hap pas për “çlirimin e Shqipërisë nga e keqja”.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook, Basha rendit faktet, sipas tij, që do të duhej ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen dhe të largohej pa kosto për vendin. Fakte që lidhen me marrjen e pushtetit përmes blerjes së votave me ndihmën e krimit dhe parave të korrupsionit.

Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhej të ishte larguar, duke nisur nga pakti me krimin te keqqeverisja, dhunimi i qytetarëve dhe korrupsioni.

“Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar: Kur i dha pushtet kriminelëve! Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues! Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash! Kur Shqipëria u kthye në hambar droge! Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë! Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet! Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë! Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit! Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin! Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve! Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës! Kur bllokoi rrugën drejt Europës! Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike! Kur tradhtoi integritetin e Kosovës! Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje! Kur mbylli gjykatat! Kur ja dorëzoi shtetin banditëve”, shkruhet në titrat që shoqërojnë videon.

SHKARKO APP