VIDEO/Basha pritet me entuziazëm në Dibër: Bashkim i jashtëzakonshëm, gati për ndryshim

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur mbrëmjen e së premtes në Dibër për prezantimin e kandidatëve. Edhe pse Basha ka shkuar gjatë orëve të vona të natës, qindra qytetarë kanë dalë për ta pritur.

Videot më poshtë tregojnë qindra qytetarë që kanë qëndruar deri në orët e vona jashtë për t’i uruar mirëseardhjen kreut të PD-së. Në video, dëgjohen thirrjet “Rama ik” apo “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Në një mesazh në rrjetet sociale,  vetë Basha shprehet se ky është një bashkim i jashtëzakonshëm i dibranëve që janë gati për ndryshim. “Ju përshëndes. Jam me qindra të rinj të cilët ndodhen këtu. Në Dibër, në mesin e dibranëve. Kam kënaqësinë të ju uroj një mbrëmje sa më të këndshme nga ky bashkim i jashtëzakonshëm i dibranëve që kanë gati për ndryshim”, shprehet Basha

VIDEO /Pritja e Bashës në Dibër

VIDEO/Pritja e Bashës në Dibër
VIDEO/Pritja e Bashës në Dibër

SHKARKO APP