Basha takim urgjent me gazetarët: Rama po zhvillon grusht shteti!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama si një grusht shteti ndaj Republikës.
Në një takim urgjent me gazetarët në selinë e PD, Basha deklaroi se jemi në një situatë emergjente, si pasojë e drejtimit të vendit nga krimi i organizuar. Që në nisje të fjalës së tij, Basha deklaroi se vendi po shkon drejt një grushti shteti nga ana e mazhorancës.
“Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur nuk ka asnjë iluzion e pikë dyshime se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, paratë e drogës, kërcënimi i votuesve nga shit-blerja masive e votës, nga Avdylajt në Shijak te Shullazët, nga Bajrat te Habilajt, nga Sanxhaktarët te bandat e çobenjve në Korçë”,- tha Basha.
Kreu i PD-së shtoi se lidhjet e Ramës me krimin kanë nisur që kur Rama ishte kryetar i bashkisë së Tiranës dhe sot e ka kthyer vendin në kaos.
“Edi Rama e nisi që kur ishte kryebashkiak, mundësinë për të pastruar paratë e pista të aktivitetit të tyre kriminal gjatë kohës që qeveriste bashkinë e Tiranës. Tiranës nuk iu dha kurrë një plan i përgjithshëm urban ndërkohë që Edi Rama ishte vetë ligji dhe maliqi, vetë ali dhe vetë kadi, e do të vendoste ku si dhe sa do të ndërtohej. Të famshme fatkeqe janë rastet e vrasjeve me armë, madje dhe me antitank në mes të Tiranës mes bandave kriminale, në këtë pazar të ethshëm pë të pastruar paratë e dorgës e për t’i shndërruar në pallate shumëkatëshe”,- tha kreu i PD.
Pjesë nga deklarata e Bashës
“Këtë bashkëbisedim, po e organizojmë në kushte të jashtëzakonshme, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt situatës së grushtit të shtetit, të organizuar nga mafia e drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe kupolën e tij tashmë të faktuar të ardhur në pushtet jo përmes votës së qytetarëve por përmes ndihmës së pikërisht narkomafias.
Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë. Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017.
Ne e denoncuam këtë që prej ditës së parë. Raporti i ministrave teknikë i publikuar në fund të korrikut të vitit 2017 zbuloi qartësisht shkallën masive kriminale të shitblerjes së votës dhe të kërcënimit të votuesve nga rrjetet kriminale. raporti i OSBE/ODIHR-uit e cilësoi shitblerjen e votës problemin prioritar numër një në Shqipëri. Ndërkohë për më shumë se dy vite, Prokuroria e kapur tërësisht nga Edi Rama fjeti mbi dosjet “339/1”, 2017 dhe “184” 2016. Me qëllim që të mbronte kriminelët e kapur në flagrancë në përgjime zyrtare të Policisë, Prokurorisë dhe SHISH duke bashkëpunuar me Damian Gjiknurin, Vnagjush Dakon, Taulant Ballën, Pjerin Ndreun, Paulin Sterkaj, me një duzinë zyrtarë të lartë të PS, përfshi kreun aktual të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën dhe ish kreun e Komisionit të Sigurisë Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive dhe sistematike e kërcënimit të votuesve dhe shitblerjes së votës dhe dhunimit të procesit elektoral ishte shkaku i i vetëm për rezultatin paradoksal të 2017-ës dhe për maxhorancës fiktive, në fakt kriminale të Edi Ramës nga e cila buron edhe qeveria e tij ilegjitime”, u shpreh kryedemokrati.
LEXONI EDHE…
- Lajthit live Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!
- Seanca e turpit në Kuvend. PS dhe Rama, sjellje prej talebanësh politikë
- Rama sulmon Presidentin: Zgjedhjet janë normale me 1 parti
- “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Zgjedhjet të shtyhen
- Rudina Hajdari fyen simbolin e shqiponjës
- Socialistë! Dëgjojeni juristin dhe patriotin Idajet Beqiri
- DEKRETI/ Rrezikohej që 30 qershori të kthehej në ditë konflikti civil