Video ekskluzive/ Momenti kur policia hyri me forcë në Teatër dhe arrestoi artistët

Video më poshtë e siguruar nga “Koha Jonë” tregon momentin kur policia ka hyrë me dhunë për të shembur Teatrin Kombëtar. Për këtë operacion janë përdorur forcat RENEA që si rregull kanë objektiv krimin e organizuar dhe jo artistët, gazetarët apo drejtuesit e opozitës.
Dhuna ndaj artistëve dhe qytetarëve është çnjerëzore dhe e pajustifikueshme në asnjë rrethanë.

Pas gati 3 vitesh protestë dhe rezistencë për mbrotjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.

Forca të shumta të policisë rrethuan zonën duke nxjerrë nga Teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda si dhe kanë ushtruar dhunë edhe ndaj mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?