Video/ Korpusi Rinor “Azem Hajdari” i PD-së me himn tipit “Skënderbeu”
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_LGNNKK5aJM” width=”560″ height=”315″]
Partia Demokratike dhe Forumi Rinor i kësaj force politike kanë publikuar sot himnin e Korpusit Rinor Azem Hajdari, (KRAH).
KRAH doli në skenë për herë të parë në protestën e Partisë Demokratike në 8 dhjetor 2015-ë. Ata ishin protagonistët e atij tubimi, pasi qëlluan me gurë dhe sende të tjera në drejtim të selisë së Këshillit të Ministrave, ndërsa më pas i vunë zjarrin bunkerit muze pranë Ministrisë së Brendshme. Ato një forcë gardiane e PD-së me të rinjë të zgjedhur, të përgatitur si dhe vetmohues deri në sakrifica.
Në vargjet e himnit bëhet thirrje për marshim e beteja, për të shpëtuar Atdheun. “E dit’ e nat’ për të KRAH nuk ndalet, Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu Adheu ne na fton, ne na fton! Na prin Shqiponja, na prit o popull, Po vijmë ne për shpëtim… Jemi stërnipat e Kastriotit, Beslidhur n’përbetim, N’beteja t’ reja si burra t’motit”, thuhet në tekstin e himnit të (KRAH).
Me sa kuptohet nga vargjet, KRAH bën thirrje për t’u ngritur dhe shpëtuar Atdheun nga vargonjtë e mafies dhe pushtetit të MAFI-as. Simboli i tyre është Azem Hajdari, Lideri i Dhjetorit ’90.