VIDEO/Kur Edi Rama deklaronte: Kemi rritur taksat për oligarkët

Parlamenti miratoi dy ditë më parë ligjin që ul taksat për kompanitë e mëdha në vend. Konkretisht nga 15 përqind, tashmë gjithë biznesi i madh në vend, do të paguaj gjysmën e saj, 8 përqind.

Ky vendim bie ndesh jo vetëm më parimet e barazisë në një shtet me ekonomi të lirë tregu, por nxjerr zbuluar dhe mashtrimet e Qeverisë “Rama”. Kryeministri Edi Rama ka pasur si platformë kryesore uljen e taksave për biznesin e vogël dhe rritjen e taksave për biznesin e madh. Në fakt, këto ditë ka bërë të kundërtën.

Video më poshtë tregon momente kur Edi Rama deklaronte si sukses rritjen e tatimit për biznesin e madh. Ndërkohë dy ditë më parë votoi të kundërtën e asaj që deklaron.

 

 PS-ja, dje me ligj, u fali taksat super të pasurve

SHKARKO APP