Emigrantët protestë para Kryeministrisë: Kështu nuk vazhdohet më! (VIDEO)
Mijëra qytetarë kanë nisur protestën para Kryeministrisë. Tubimi është thirrur nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit. Ata do të zhvillojnë një protestë tre ditore për të kërkuar më shumë të drejtat dhe një qeverisje më të mirë për vendin.
Protestës së organizuar nga diaspora i janë bashkuar dhe banorët e “Astir” dhe studentët.
Banorët e “Astir” kanë bllokuar rrugën dhe më pas kanë marshuar për në kryeministri, ku do ti bashkohen diasporës dhe disa studentëve. Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë. “Është ai që duhet të largohet që të rregullohet Shqipëria. Ai po bën shoë dhe ministrat janë kukulla të Ramës”, tha një banore.
Prej gati dy muaj, banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë, ose anulim të projektit.
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/2212083122337569/
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2415234005185711/