VIDEO/ Qan vajza që filmoi Kryebashkiakun,Shukri Xhelilin

 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YAUqmv0l_FQ” width=”560″ height=”315″]

Është e qartë se 20 vjeçarja është nën presion pas video-skandalit që tronditi të gjithë qytetin e Dibrës. Pavarësisht gjendjes së rëndë psikollogjike, ajo thotë se nuk është penduar për atë që ka bërë, por mohon se ky ishte një skenar i parapërgatitur. Në intervistat që kanë dhënë për Neës24, prindërit e saj thanë se ndjehen të kërcënuar dhe kërkojnë mbrojtje nga shteti.

INTERVISTA

Pse e bëtë videon?
“Arsyeja pse e bëra këtë është se ndihesha vazhdimisht nën presionin e fjalëve të tij dhe për çfarë kërkonte ndaj meje. Kjo ka qenë e vetmja arsye dhe nuk ka qenë as çështje politike dhe as çështje parash.
A të kërkonte takim herë pas here?
Po. (qan)
Çfarë kërkon tani?
Unë kërkoj që…(qan)
Kërkon të largohesh nga Dibra?
Kërkoj të largohem nga ky vend.
Pse do të largohesh?
Nuk ka kuptim që të rri më këtu sepse nuk kam siguri as për familjen as për veten time.
Pasi është shfaqur videoja, ke dalë jashtë banesës?
Jo nuk kam dalë. Kam ndenjur në shtëpi.
Je penduar që e ke bërë atë video?
Jo nuk jam penduar.

NËNA
A mund të na e tregoni historinë e vajzës suaj si ka ndodhur?
Goca ka bërë një kërkesë për punë. Kryetari i ka thënë do ta shohim, do vish pas ca ditësh edhe do të jap llafin për punë.
Ka shkuar goca pas ca ditësh, iu bënë 2-3 herë që ka shkuar dhe i ka thënë do firmosësh por me një kusht që të bësh si të them unë. Edhe goca ka firmosur, pasi ka firmosur i ka thënë që do shkosh në punë. Gjatë kësaj kohe goca ka filluar punë dhe ai e merrte përditë në telefon dhe i dërgonte mesazhe. I bënte lloj-lloj muhabetesh.
Goca paraqitej tek zyra, shkonte tek zyra, pastaj i kërkoi takim gocës. Nga muaji prill. Goca shkon. Ai i thotë që do firmos kontratën kur të merremi vesh për t’u takuar.
Kur shkoi goca në Tiranë nuk më tregoi se kishte edhe frikë edhe turp.
A ju kishte treguar për telefonatat dhe mesazhet?
Po më kishte treguar. I thashë që do ta zgjidh unë këtë punë, por më tha jo se do ta zgjidh vetë.

SHKARKO APP