Videolajm/ Sjellja diskriminuese, e nxjerrin nga avioni familjen muslimane

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wrjRfxqnDeQ” width=”560″ height=”315″]

Stafi i kompanisë së fluturimeve “United Airlines”, është bërë lajm në gjithë botën, pasi i ka kërkuar një familje arabo-amerikane të dalin nga aeroplani për shkak të besimit të tyre islam.

Ngjarja ka ndodhur në Çikago të SHBA-ve, ndërsa aeroplani ishte gati në nisje. Çifti arabo-amerikan e ka quajtur një incident të rëndë dhe tepër diskriminues.Më 20 mars, këtë vit, Eaman-Amy Saad Shebley-it dhe fëmijëve të saj iu ishte kërkuar të dilnin nga aeroplani, që ishte gati të fluturonte nga Çikago për në Uashington.

Stafi ua kishte shpjeguar atyre së kërkesa kishte të bënte më çështje sigurie gjatë fluturimit.Dy video të shkurtra shfaqin dy anëtarë të stafit duke folur më Shebley dhe burrin e saj.

Në videon e parë, një grua dëgjohet dukë thënë së duan t’i kërkojnë asaj të dal nga aeroplani

 

SHKARKO APP