Vincenzo Paglia, njeriu i Vatikanit takon Metën, Bashën, Berishën dhe Veliaj. Ç’po luhet në prapaskenë?

Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Vatikanit dhe një ndër themeluesit e këshilltar shpirtëror i Komunitetit të Sant’Egidio ndodhet këto ditë në Shqipëri. Takimet e tij me drejtues të politikës shqiptare këto ditë në Tiranë kanë kaluar pa vëmendje, por Vincenzo Paglia është një nga pak personalitetet e huaja që ka lidhje dhe njohuri të plota të zhvillimeve në Shqipëri, që nga viti 1990.

Njeriu i Vatikanit dhe themeluesi Komunitetit të Sant’Egidio ka negociuar në thuajse të gjitha krizë politike në Shqipëri ka mbërritur këto ditë në Tiranë. Personalisht emri i tij lidhet me takimin e parë të Sali Berishës dhe Fatos Nano, në vitin 1992. I njohur si “Takimi i Triestes”, mes dy liderëve të rinj të asaj kohe, Nano-Berisha ky zhvillm politik do të njihet si “negociata” apo “pakti” i parë politik mes opozitës dhe mazhorancës në vend. Në atë kohë, PS (PP) kishte fituar zgjedhjet, ndërsa Berisha dhe PD po përgatiteshin për të ardhur në pushtet. Fill pas këtij takimi ndodhen zgjedhjet dhe ndryshimi. Njeriu që i uli në bisedime dhe në darka miqësore Sali Berishën dhe Fatos Nanon në vitin 1992 është pikërisht Vincenzo Paglia. Detajet e atij takimi që u publikua kohë më pas në media edhe marrëveshja që u arrit mes dy liderëve edhe sot kanë  mjaft pikëpyetje dhe mbeten të panjohura krejtësisht për publikun. Vincenzo Paglia quhet “njeriu i zgjidhje kasafortë”.

Më pas emri i tij dhe i Komunitetit të Sant’Egidio-s lidhet me krizën e rëndë politike dhe ekonomike të vitit 1997. Marrëveshja finale mes palëve që çuan vendin në luftë civile u mundësua nga përfaqësuesit e këtij komunitet. Edhe në këtë rast Komuniteti i njohur i Sant’Egidio negocioi ndryshimin dhe çuarje e vendit drejt zgjedhjeve. Gjithashtu, emri i Vincenzo Paglia, lidhet me edhe me takimin e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2003 që pasoi me një marrëveshje politike. E thënë thjesht, sa herë ka kriza të forta politike dhe institucionale që rrezikojnë stabilitetin e vendit dhe palët duken në prag të përplasjes, ai vjen në Tiranë. Vincenzo Paglia dhe përfaqësues të Komunitetit të Sant’Egidio, vijnë në Shqipëri me rolin e ndërmjetësuesit dhe zgjidhjes së tyre.

Vincenzo Paglia mund të konsiderohet si një nga personalitet që njeh çdo sekret dhe zhvillim të politikës shqiptare. Që në vitin 1991, kur erdhi për herë të parë në Shqipëri si i pari prift katolik pas rrëzimit të regjimit komunist, misionari katolik që është pjesë e komunitetit që promovon paqen, ka ndikuar në afrimin e palëve dhe gjetjen e marrëveshjeve. Pavarësisht se jo gjithmonë palët dhe partitë kanë respektuar marrëveshje, por në kohën kur gjithë të tjerët shohin krizën dhe me qëndrimet që mbajnë e nxisin, të paktën është dikush që ndërhyn për të diloguar. Vincenzo Paglia është njeriu i duhur.

Ai ndodhet këto të krizës së madhe politike, pikërisht në Tiranë. Mësohet se ka takuar Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe nga ana e mazhorancës Erion Veliaj.

Nuk dihen detajet e takimit mes tij dhe emrave të spikatur, por dihet se kur Vincenzo Paglia ndërhyn problemi zgjidhet.

Pritet në ditën në vijim të mësohet se cila do jetë zgjidhja politike e krizës.

SHKARKO APP