Virusi i rrezikshëm, Kina bllokon 14 qytete. Parashikohet të infektohen 350 mijë njerëz
Virusi i ri i zbuluar në Kinë ka vënë në alarm thuajse gjithë botën. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi sot se janë 830 raste të diagnostikuara me koronavirusit të ri, në gjithë vendin. Numri i të vdekurve ka arritur në 25. Mediat ndërkombëtare hedhin dyshime se autoritetet shtetërore kineze po fshehin të vërtetën dhe situata e krijuar nga virusi mund të jetë më serioze sesa paraqitet.
CNN dhe Daily Malil shkruajnë se specialistët llogarisin që në kinë numri i të infektuarve nga ky virus mund të arrijë deri në 350 mijë, gjatë muajit shkurt. Rastet e para të virusit u zbuluan në provincën Wuhan (Kinë), e cila ka një popullsi prej 11 milionë banorësh. Dyshimet shtohen për numrin, pasi në këto kohë festohet viti i ri kinez dhe me mijëra banorëve lëvizin nga një qytet në tjetrin.
Daily Malil se autoritet kineze kanë bllokuar transportin publik; hekurudhat, autobusët dhe avionët në shumicën e qyteteve kryesore, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. Janë rreth 14 qytete ku praktikisht transporti publik është bllokuar. Në rrjetet sociale, foto të postuara nga qytetarë që ndodhen pranë zonave të prekura tregojnë se në terren kanë zbritur forca ushtarake për të mbajtur situatën nën kontroll. Qeveria e Kinës deklaroi se ka ngritur postoboqe me ekipe mjekësore në pikat kufitare për të mos lejuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Ndërkohë, raportimet nga mediat ndërkombëtare flasin për dy raste me simptomat e këtij virusi në SHBA, dy në Japoni, dy në Korenë e Jugut, një në Vietnam dhe një në Tajvan.
Organizata Botërore e Shëndetësisë një ditë më parë vendosi të mos shpallë situatën e emergjencës. Ndërkohë qeveritë e gjithë vendeve janë vënë në lëvizje duke shtuar masat në pikat kufitare dhe duke kontrolluar gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.
Edhe në Shqipëri ministrja e shendetsisë shpalli gjendjen e emergjencës, duke rritur kontrollin.
Autoritetet në Wuhan, epiqendra ku shpërtheu koranavirusi i ri, ka marrë masa për të ndërtuar një spital të ri për të gjithë personat e prekur nga kjo sëmundje. Spitali i ri do të ketë një kapacitet prej 1000 shtretërish dhe pritet të jetë gati për izolimin dhe mjekimin e personave të prekur nga koronavirusi brenda 6 ditësh. Makina të mëdha, përfshirë 35 ekskavatorë dhe 10 buldozerë kanë nisur menjëherë punën në vendin ku është parashikuar të ndërtohet spitali i ri dhe do të ndalojnë vetëm kur ajo të jetë gati. Që pritet të jetë dita e hënë.